Skip to content

FOTOT/ Ministri Balla merr pjesë në ceremoninë mortore të policit të vrarë nga kriminelët serbë në veri të Kosovës: Përulje dhe nderim, dha jetën në krye të detyrës!

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të efektivit të Policisë së Kosovës, që u vra ditën e djeshme nga disa kriminelë serbë në Veri.

Përmes një reagimi në Facebook, Balla ka shprehur mirënjohjen për policin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.

“Përulje nderim për efektivin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës. Samadregj📍Vushtri, KOSOVE”, ka shkruar Balla.

Kujtojmë se gjatë përplasjeve të djeshme të grupeve kriminale me Policinë e Kosovës, mbeti edhe nje tjetër efektiv i plagosur dhe u vranë 4 prej kriminelëve serbë.

“”