Austria ka besim se Parisi do ta marrë përsipër për gjashtë muajt e ardhshëm detyra të vështira siç është hapja e negociatave me Tiranën e Shkupin pavarësisht zgjedhjeve presidenciale që mbahen në Francë në muajin Prill.

Padyshim që një shtet me kaq peshë në BE është në gjendje të veprojë”, thekson ministrja për çështje europiane Karoline Edtstadler, edhe pse sipas saj është një “akt i vështirë balancimi” për presidentin Macron të përfaqësojë interesat e Europës dhe jo ato vetjake përpara zgjedhjeve.

Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të nisin sa më parë dhe unë besoj në një vendim unanim të shteteve te BE-së vendim qe nuk duhet nënvlerësuar nga nga pikëpamja simbolike.

Është një vendim që do të konfirmonte faktin se këto shtete po punojnë shumë me reformat e kërkuara.

Ato kanë nevojë urgjente për sinjalin politik – veçanërisht për të shtuar besimin e qytetarëve të tyre sepse ne në fakt aktualisht jemi në planifikimin e të ardhmes së Bashkimit Europian”, tha ajo.

Edhe nën drejtimin e kancelarit të ri federal austriak Karl Nehammer fokusi i Austrisë do të jetë edhe në politikën zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Austria ka lobuar shumë në Këshillin e fundit të Ministrave Europianë ku në konkluzionet që u miratuan u dhanë nota pozitive  për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke ushtruar presion tek Bullgaria për heqjen sa më parë të vetos ndaj Shkupit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re