Të njohur që në rininë e hershme dhe që kanë mbaruar shkollën në të njëjtin institucion, në Kurbneshin e minatorëve në Mirditë, nxënës të shkollës që mbante emrin e Heroinës së Popullit “Shkurte Cara”, Luan Rama dhe Sandër Lleshaj janë rikthyer në zonën ku janë rritur në meshën e mbajtur për festën e Shan Ndout drejtuar nga dom Gjergj Meta.

Dy miq të vjetër që nga rinia, por rival në jetën aktuale politike, janë fotografuar së bashku në rrugët e (dikur) qytetit të Kurbneshit por që përgjatë demokracisë kanë mbetur thjeshtë rrënojat që dëshmojnë se aty jetonin mijëra njerëz nga zona të ndryshme të vendit.

Rama dhe Lleshaj morën pjesë në meshën e mbajtur në ish-qytetin e minatorëve në kohën e diktaturës,  në kishën që ndodhet në periferi të tij në një zonë mjaft piktoreske e gati alpine, shumë pranë bjeshkëve të Valmorit e Krojit të Bardhë,  por siç është edhe terreni i ashpër, ka qenë edhe dora e politikës e tillë që e la në harresë.

Natyrisht siç duket edhe nga foto, Lleshaj dhe Rama kanë pasur shumë për të kujtuar dhe folur, teksa pranë tyre qëndrojnë edhe persona të tjerë. (F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re