Në emisionin “Open” në Top Channel u krye drejtpërdrejt testi për të parë nëse një qytetar ishte prekur apo jo nga COVID-19.
Doktori përdori “Rapid Test”, që është një test i shpejtë për të marrë rezultatin për koronavirusin. Duhet thënë se OBSH-ja akoma nuk e ka çertifikuar Rapid Testin. Rapid Test me anë të gjakut të pacientit, brenda 10 minutave tregon nëse trupi ka prodhuar antitrupa apo jo.
Mjeku i përgjithshëm Blendi Toska shpjegoi procedurat e kryerjes së testit, që tregohen në fotot e mposht,e.
Në fund, kampioni mjekësor që u testua rezultoi negativ.
