I vetëshpallur si këshilltar i ish-kancelares gjermane Angela Merkel, Martin Henze është parë në krah të djathtë të ish-kryeministrit Sali Berisha në Kuvendin e Partisë Demokratike.

Bashkë me të ka qenë edhe emigrantja Evi Kokalari e cila gjithashtu është vetë shpallur si njeri me influencë të madhe në SHBA.

Henze vetë ka bërë një postim në rrjetet e tij sociale, për praninë e tij në Kuvendin e PArtisë Demokratike Shqiptare të thirrur nga Berisha.

“Shqipëria, në kongresin e partisë së opozitës demokratike, properëndimore: personalitete nga Uashingtoni, Tirana dhe Berlini, kështu duhet të jetë.”- shkruan Henze ndërsa publikon një foto nga zhvillimi i Kuvendit Kombëtar.

Kujtojmë se pas zhvillimeve të fundit në PD mes përplasjes mes Berishës dhe Bashës, gjermani ka deklaruar se nuk ka qenë kurrë këshilltar i këtij të fundit, por vetëm i PD-së.

Henze shprehej në një intervistë televizive se Berisha ka ngjashmëri me Helmut Koln dhe se ai ka qenë një njeri me përmasa historike në vitet 1990.

“Nuk kam qenë këshilltar i Lulzim Bashës, por i PD-së. Kemi diskutime në PD dhe të shikojmë si do të rrjedhin gjërat. Në BE Berisha nuk është non grata. Duhet theksuar se edhe Helmut Koln ka bërë gabime, Berisha në vitet 1990-1991 ka bërë historinë, Berisha dhe Koln kanë shumë ngjashmëri.

Berisha është kurdo i mirëpritur në kryeqytetet europiane. Non gratan ne e quajmë të papranueshme. Aq më tepër që aty përmendet edhe gruaja e tij, duke përfshirë familjen, vendimi është i administratës dhe jo i popullit amerikan.”– janë fjalët e përdorura nga Henze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re