Katër persona kanë mbetur të lënduar rëndë në një aksident në aksin rrugor Milot- Rrëshen. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:55 në Skuraj. Dy automjete të tipit ‘Renault’ e ‘Ford’ janë përplasur ashpër, ashtu si tregojnë dhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Katër personat, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur nga policia, u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, automjeti tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re