Kryeministri Edi Rama ndodhet në Skoci, aty ku po merr pjesë në konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike.

Mbrëmjen e kësaj të hëne, kreu i qeverisë ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotoalbum nga disa prej momenteve të tij në këtë konferencë.

Siç duket kreu i qeverisë është takuar me liderë të ndryshëm botërorë, europianë dhe rajonalë, ndër ta Angela Merkel, Emmanuel Macron, Ursula Von Der Leyen, Mark Rutte, Kyriakos Mitsotakis, Aleksandër Vuçiç etj.

Më herët, Rama është takuar me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ky i fundit është dhe pritësi në konferencën COP26.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re