Muajt e fundit, deputeti i Shkodrës ka qenë shpesh në faqet tona. Shkak për këtë është bërë pikërisht risia që ai ka në stilin e tij të veshjes.

Duket se me largimin nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Agron Çela ndryshoi tërësisht dhe “look”, duke ardhur në Parlament kryesisht me veshje “trendy”, por edhe luksoze.

Duket se fiksimi i momentit për të është pikërisht marka “Gucci”. Pasi e kemi parë disa herë me kostum të kësaj marke, këtë herë ishte rradha e bluzes.

Dhe ajo që na bën gjithnjë çudi është fakti se deputeti zgjedh veshjet që e kanë shumë të dukshme pjesën e ekspozimit të markës.

Ndryshe nga shumë kolegë të tij, që shpesh markat luksoze tentojnë t’i fshehin, Çela nuk e ka aspak problem t’i prezantojë ato edhe para syve të objektivit.

“Look”-un e tij disi pranveror, deputeti e kishte plotësuar me një palë pantallona të gjera, deri te kyçi i këmbës. Një stil ky që nuk ndodh ta shohim shpesh në Parlament.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re