Besartin jemi mësuar ta shikojmë shpesh në panele politike apo edhe ekonomie, teksa gjithnjë përfaqëson shtetin në detyrat e larta që ka mbajtur. Pas disa kohësh që ai ka shërbyer si zëvendësministër i Jashtëm, prej muajsh tashmë, Kadia është emëruar ambasador i vendit tonë në Azerbajxhan.

Një detyrë e rëndësishme për të, ndonëse në një moshë të re. Pavarësisht se tashmë përfaqësimi diplomatik e kërkon që të jetë në vendin e largët, duket se Besarti herë pas here gjen kohë për t’u rikthyer edhe në vendin tonë. E në një nga këto vizita, nuk kishte sesi t’i shpëtonte syrit të paparacit tonë.

Këtë herë, ambasadori është fotografuar në rrugët e Tiranës, ku kishte zgjedhur që të lëvizte me motor. Si për të shmangur trafikun që krijohet në Tiranë, Kadia kishte gjetur zgjidhje te ky motor. Ajo që vumë re ishte pikërisht pamja sportive e tij, shumë ndryshe nga sa profili ia kërkon.

Duke qenë se në Shqipëri tashmë rikthehet vetëm për pushime, natyrisht që Kadia ia lejon vetes veshjen sportive, duke u relaksuar disi nga kostumi formal i diplomatit të lartë. Nga ana tjetër, nuk kishim sesi mos të vinim re edhe çantën sportive, që ambasadori mbante në shpinë.

Nuk e dimë nëse kjo shëtitje e shkurtër është një kthim nga palestra, apo e përditshmja e tij kur nuk është në krye të detyrës është kjo, sportive dhe praktike. Ajo që dimë me siguri është fakti se shumë shpejt Besartit do ti duhet të rikthehet në Azerbajxhan për të vijuar me angazhimin e tij si ambasador i vendit tonë atje.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re