Ata që shpesh duken si armiq të përbetuar në sallën e Kuvendit, shpesh na kanë treguar edhe të kundërtën në oborrin e këtij institucioni.
Ashtu si kemi parë edhe raporte të ngrira, si brenda politikës, ashtu edhe jashtë. Megjithatë, ka edhe raste të mesme, ku respekti ruhet, por miqësia nuk tregohet.
Do të na pëlqente ta quanim të tillë këtë rast, pikërisht për shkak të përshëndetjes që nuk ka munguar. Ministri Manja ka qenë duke dalë nga salla e Kuvendit, teksa është ndeshur me dy deputetët e Partisë Demokratike, Fatmir Mediu dhe Luan Baçi.
Dy opozitarët kanë qenë të përfshirë në bisedën e tyre, teksa Manja i ka kaluar pranë.
Në shenjë kortezie, ministri i Drejtësisë i ka folur nga larg, pa zgjedhur të ndalojë hapat për një bisedë me ta.