Kaosi në Parlament me të vërtetë ka mbaruar, por kjo nuk do të thotë rrjedhimisht që paqja edhe mes deputetëve është vendosur. Ndonëse tashmë seancat plenare zhvillohen krejt normalisht, gjuha e përdorur është ende shumë e ashpër.

Por, duket se edhe situata jashtë Parlamentit, për disa deputetëve, vijon të mbetet e njëjtë. Shpesh kemi parë që aktiviteti politik nuk ka ndikuar në miqësi, ashtu si dhe kemi parë që disa deputetë, sado të vjetër të jenë në politikë, nuk kanë mundur kurrë që të kenë minimumin e kortezisë mes njëri-tjetrit.

I tillë është edhe ky rast i sjellë nga paparaci ynë. Flamur Noka ka qenë së bashku me Oert Bylykbashin, teksa ngjitur me ta ka kaluar Eduard Shalsi. Asnjëri prej të tre deputetëve nuk ka marrë mundimin as për një përshëndetje, duke na zbuluar gjithçka rreth raportve që kanë mes njëri-tjetrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re