Është shumë e zakonshme që në kafet pranë Parlamentit, të ndeshesh me deputetët që para, apo edhe pas seancës plenare, të shijojnë një kafe, apo një bisedë mes tyre.

E sidomos në seancën e fundit plenare të vitit, deputetët kanë edhe më shumë kohë për ta shijuar kafen dhe bisedën me miqtë, pasi kanë mbyllur një vit plot angazhime.

E tillë është edhe kjo foto, ku disa deputet të Partisë Socialiste janë ulur bashkë dhe veç kafes, duket se shijojnë edhe një bisedë të mirë.

Pandeli Majko, ka qenë ndër personazhet që më së shumti është përfshirë në bisedë, ashtu si duket edhe nga gjestikulacionet e tij.

Në një moment, me telefon në dorë, ai është afruar te Xhemal Qefalia dhe duket se diçka po i tregon në telefonin e tij.

Nuk e dimë nëse është një mesazh, një video, foto apo diçka tjetër që deputeti po i tregon kolegut, po ajo që shohim është se edhe Qefalia, është shumë i interesuar për të parë, çfarë kolegu dhe miku i tij po i tregon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re