Kur flasim për politikë, Flamur Noka, Gaz Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj janë gjithnjë aktiv.

Si disa prej deputetëve më të angazhuar në kauzat e opozitës, të tre janë padyshim emrat më të rëndësishëm të Partisë Demokratike.

Por jashtë Parlamentit, të tre duket se janë edhe miq të mirë, veç se bashkëpunëtorë. Dhe pasi kanë mbyllur një seancë plenare të ngarkuar, tre kolegët kanë gjetur kohë për një bisedë, por edhe për të parë diçka në telefonin e Nokës.

Ashtu si duket edhe në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, Noka diçka i ka treguar miqve të tij në telefon dhe duket se i ka marrë të gjithë vëmendjen.

Për minuta me rradhë, tre deputetët kanë qendruar të përqëndruar tek telefoni i Nokës, duke parë atë çfarë kolegu po iu tregonte. E me gjithë këtë vëmendje, natyrisht që edhe ne jemi shumë kurioz se çfarë janë duke parë tre deputetët në telefon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re