Shpeshherë, Damian Gjiknurin e kemi parë në shumë stile të ndryshme. Ish-ministri ka treguar se në tërësi ka një tip sportiv, ku zgjedh komoditetin të parin.

Por, për hir të postit që mban, i është dashur të përshtatet edhe me imazhin e veshjes së zyrtarit të lartë, ku kostumet janë zgjedhja e ‘detyruar’ e tij.

Këtë herë kemi zgjedhur të komentojmë zgjedhjen e fundit të deputetit, në seancën e fundit plenare. Deputeti i Partisë Socialiste ka mbërritur në Parlament i veshur ‘chic’ dhe ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht kjo pardesy shiu.

Me ngjyra të errëta dhe deri te gjuri, duket se Gjiknuri ishte përgatitur për një kohë të keqe. Fakt ky, që përforcohet edhe nga çadra, që kishte marrë për vete.

Por duket se për ‘fatin e tij të keq’ ka dalë dielli, megjithatë deputeti nuk e ka hequr pardesynë e shiut, duke u futur në seancë plenare i pajisur për një ditë me shi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re