Prej shumë vitesh, pjesë e politikës shqiptare, Dash Shehu e ka treguar tashmë që pak ka të përbashkët me politikanët klasik.

Megjithatë, angazhimi i tij, ka ruajtur përherë seriozitetin që politikës i duhet. Por në media, shpesh është përfolur për natyrën e tij pa shumë komplekse dhe për deklaratat gazmore që jep. Këtë herë, do të na duhet të ndalojmë disi te “look”-u i tij.

Deputeti i Partisë Demokratike është shfaqur këtë sesion parlamentar me disi më “trendy”. Duhet thënë se nuk ishin të paktë ata që u habitën, teksa panë Shehin me mjekrën trendi që kishte vendosur të mbante.

Por, ajo që u duk si një eksperiment fillimisht prej tij, duket se paska qenë një zgjedhje më e gjatë.

Ashtu si mund ta dallojmë edhe nga foto, deputeti ka vendosur që ta mbajë këtë “look trendy”, duke mos ndryshuar pamjen, tashmë më të përmirësuar mund të themi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re