Sali Berisha nuk mungon thuajse në asnjë seancë plenare. Dhe duhet thënë se padyshim ai është nga deputetët më aktiv edhe në foltore.

Por, duket se imazhi i tij është aq i rëndësishëm edhe jashtë ambienteve të Parlamentit. Lideri historik i Partisë Demokratike pritet thuajse gjithnjë nga shumë kolegë të tij, duke qëndruar në oborr deri në momentin që ai mbërrin.

Por, duket edhe pasi ai lë selinë e Parlamentit, bashkëpunëtorët e tij vijojnë të jenë të angazhuar pranë tij. Kjo foto sjellë më së miri atë se çfarë ndodh në oborr. Paparaci ynë ka mundur të shkrepë një foto, teksa Berisha ka qenë duke lënë Parlamentit, një grup deputetësh të kampit opozitar, kanë bërë rrugë për të.

Teksa kanë qenë duke biseduar me njëri-tjetrin, thuajse të gjithë kanë hapur rrugën, për ta lënë Berishën që të kalojë. Një gjest respekti, që duket se Berisha dhe ne si publik jemi mësuar t’i shohim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re