Deputetët e opozitës, përherë e më shumë po tregojnë se tashmë e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë janë bërë një grup, për të “luftuar” qeverinë.

E duket se kjo foto është shëmbëlltyra më e mirë e situatës që po zhvillohet në Partinë Demokratike. Gaz Bardhi, i cili gjithnjë e më shpesh po shfaqet në krah të grupit të Berishës, ka “prirë” grupin e tij parlamentar.

Si për të treguar më së miri se tashmë ditët e përçarjes kanë mbetur pas, disa nga deputetët e PD, kanë zgjedhur që të mbërrijnë së bashku në ambientet e Parlamentit.

Dhe natyrisht që në krye qëndron Bardhi, që herë pas here e kthen kokën, për të parë sesi deputetët po afrohen tek ambientet e Parlamentit.

Duket se roli i tij, si drejtues i grupit, shfaqet edhe në ambientet e jashtme të Kuvendit, duke na treguar se përgjegjësia e tij vijon edhe kur nuk ka nisur seanca plenare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re