Deputeti Agron Shehaj u shkëput nga Partia Demokratike disa muaj më parë dhe pas deklaratave në studio televizive se do të punojë për krijimin e një alternative politike.

Vetëm pak ditë më parë, deputeti lançon publikisht një mekanizëm rinor që duket se do të shtrojë rrugën për formimin e partisë në vijim.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj zbulon se me të rinj po ndërton sipas tij një alternativë politike të re, moderne të qendrës së djathtë. Por si është përkthyer kjo në Parlament?

Kjo foto thotë shumë. Deputeti ka mbërritur në seancë plenare tërësisht i vetëm, madje edhe pse në oborr kishte disa kolegë të tij, sërish ai ka vijuar rrugën i vetëm, duke zgjedhur mos të kishte biseda, apo edhe përshëndetje me asnjërin prej tyre.

Ndoshta deputeti ka qenë me nxitim, apo ndoshta shkëputja e tij nga PD ka pasur edhe kosto në rradhët e kolegëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re