Dy deputetët që shihni në foto, kanë aq të përbashkëta, sa kanë edhe ndasi. Ornaldo Rakipi u bë pjesë e politikës në katër vitet e fundit, duke marrë një mandat në qarkun e Tiranës.

Emri i tij ishte thuajse i panjohur, deri kur mori mandatin. Nga ana tjetër, Dash Sula u rikthye në Parlament, pas disa vitesh mungesë, si deputet i Partisë Demokratike, për qarkun e Elbasanit. Si një ndër deputetët më aktiv të opozitës, të shpeshta i ka pasur aksionet, por edhe deklaratat ndaj mazhorancës.

Nga ana tjetër, Rakipi zgjedhë që të mbajë një profil më të ulët në media, duke preferuar mos të jetë shumë prezent. Të dy kolegët duket se kanë zgjedhur që këtë të enjte, të mbërrijnë së bashku në sallën e seancës plenare.

Ndonëse biseda mes tyre nuk ka qenë e zellshme, të dy kanë ecur krah për krah. Jemi të sigurt që një temë mes tyre do ta gjenin, qoftë edhe për shkak të origjinës së njëjtë që dy kolegët kanë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko