Erion Braçe ka qenë shpesh pjesë e faqeve tona. Herë për miqësitë e tij të ngushta brenda Partisë Socialiste, e herë edhe për lookun e tij, që duhet thënë nuk ka shumë të përbashkta me politikanët e tjerë.

Këtë herë, ajo që na tërhoqi vëmendjen është pikërisht përshëndetja e Erion Braçes. Teksa ka lënë seancën plenare në shoqërinë e Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, deputeti nuk e ka kursyer një përshëndetje për paparacin tonë.

Vetëm se përshëndetja në fakt është simboli i Partisë Demokratike. Ndonëse dy gishtat lart janë një simbol universal, në Parlament, identifikohet me simbolin e Partisë Demokratike.

Natyrisht që gjithçka ka qenë një pozë e çliruar, duke mos menduar se në fakt është një provokim për kolegët, që kanë qenë duke lënë seancën pas tij.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko