Albana Vokshi dhe Elda Hoti ishin dy deputeten që u përjashtuan nga seanca plenare për 10 ditë.

Teksa deputeti i PD-së zyrtare, Arbi Agalliu po fliste në Kuvend për interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama sa i takon akuzave të bëra nga ish-zëvenbdëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj, një incident ndodhi mes dy kolegëve demokratë.

Deputetja e rreshtuar në anë të Rithemelimit, Elda Hoti, do i fikte mikrofonin kolegut të saj, duke mos e lejuar atë që të mbajë fjalën. Ata nuk e lejuan as që të mbajë fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, edhe pse pati një tentativë “negocimi” me deputeten e Rithemelimit, Albana Vokshi për t’i lejuar Foltoren, kjo dështoi.

Megjithatë, dy deputetet kanë zgjedhur që vijnë sërish në seancë plenare, ku kanë tentuar të hyjnë në ambientet e brendshme. Ka qenë pikërisht Flamur Noka ai që i ka pritur dy koleget e tij, të cilat nuk kanë mundur të hyjnë brenda.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re