Deputetja e Partisë Socialiste, Enslemvera Zake, ka gjithnjë kontent për faqet tona. Transformimi i saj, nga një deputete me veshje seksi, në një zyrtare klasike, ndodhi shpejt, duke sjellë një tjetër anë të sajën.

Këtë herë Zake, ka zgjedhur për në Parlament një kostum në ngjyrë vishje. Me format perfekte që deputetja gëzon, ky kostum normalisht që i shkon më së miri.

Pasi ka dalë nga seanca plenare, ajo është ndeshur me ministren Bora Muzhaqi. Nga ana tjetër, ministrja kishte zgjedhur një kostum “over-size” në ngjyrë bezhë.

Të dyja kishin preferuar që të ruanin formalitetin në veshjet e tyre, vetëm se deputetja kishte vendosur që të nxirrte në pah linjat e saj, ndërkaq që ministrja, si shpesh herë kishte vendosur të parin komoditetin e saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re