Politikanët që vijnë nga radhët e Partisë Socialiste kanë një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin. Ndër vite, kemi folur shpesh për raportet që ata kanë, duke e kaluar pragun e bashkëpunëtorëve.

Dhe kjo foto, duket se përsërit edhe njëherë këtë fakt. Milva Ekonomi mund të quhet pa frikë mikesha e të gjithëve. Shpesh e kemi parë në Parlament, sesi tregon kujdes për kolegët e saj, duke na zbuluar nëpërmjet këtyre gjesteve edhe miqësinë që ajo ka. Dhe kjo foto na zbulon një tjetër miqësi, atë me Niko Peleshin.

Ministri i Mbrojtjes ka mbërritur në të njëjtën kohë me Milvën në Parlament dhe takimi mes tyre duket shumë i përzemërt.

Si duket, dy politikanët janë bërë bashkë para shkallëve të Parlamentit, dhe ato pak hapa kanë vendosur që t’i bëjnë me duart te njëri-tjetri. Natyrisht që ky përqafim tregon më së miri sesa miq mbetet këta dy emra, edhe jashtë Partisë Socialiste.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re