Ministrja Bora Muzhaqi është shumë e famshme në rrjet për deklaratat e saj, që janë shndërruar në “meme”.
Një figurë shumë e kontestuar dhe shumë e komentuar në rrjete sociale, në çdo dalje të saj është shumë e komentuar.
Ministrja më e re e Kabinetit Rama nuk u ka shpëtuar thuajse në çdo dalje të saj kritikave, por këtë herë ne do të donim të komentonim pamjen e saj. Shpesh kemi komentuar tentativat e Borës për të ndryshuar stil.

Themi tentativat, sepse ende Bora është në kërkim të një stili që i përshtatet jo vetëm tipit të saj, por edhe detyrës së lartë që mban. Këtë herë, ministrja mbërriti në Parlament me një kostum lino në ngjyrë blu të errët.

Si thuajse gjithnjë, ministrja zgjodhi këpucët e sheshta, si për t’u ndjerë më komode gjatë qëndrimit të saj në Parlament. E si për të thyer disi stilin, ajo kishte zgjedhur një çantë të madhe në ngjyrë kafe, që duhet thënë nuk shkonte me asgjë nga veshja e ministres.

