Enkelejd Alibeaj ka qenë shpesh në fokus të Grupit të Rithemelimit. Shkak për këtë janë bërë pikërisht disa takime, që ai ka patur me eksponentë të majtë.

Kaq ka mjaftuar që kolegët, ta cilësojnë këtë si pazaret e Partisë Demokratike zyrtare me mazhorancën. Ndoshta janë këto akuza të bëra nga kolegët e tij, arsyeja përse deputeti, ka zgjedhur ta takojë Damian Gjiknurin larg syrit të deputetëve të tjerë.

Ndonëse të dy kanë qenë në seancë plenare, dy kolegët kanë zgjedhur të shkëmbejnë disa minuta bisedë, në daljen anash të Parlamentit.

Ashtu si duket edhe në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, teksa Alibeaj ka qenë duke pirë një cigare, Gjiknuri e ka shoqëruar për disa momente.

Në fund të oborrit dhe pa të tjerë kolegë, të dy duket se kanë bërë një bisedë tejet miqësore, larg nga sytë e kureshtarëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re