Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Flutura Açka “sjell” vjeshtën, e veshur me stil dhe fustanin mbi gju në Kuvend

Shkrimtarja Flutura Açka mund ta definojmë si një nga personazhet më të paqta në politikën tonë, duke preferuar që të mbajë qëndrime fikse, pa u përfshirë në debate. Natyrisht që e njëjta gjë vlen edhe për pamjen e saj.

Deputetja e Partisë Demokratike të enjteve zgjedh një veshje përgjithësisht formale, duke qëndruar neutrale edhe me ngjyrat.

Por, ka edhe raste kur i pëlqen të sjellë kontraste të forta. Këtë herë deputetja kishte zgjedhur një kombinim mes ngjyrave të tokës dhe të zezës. Por, ajo që na ra në sy ishte pikërisht fustan i saj pak mbi gju.

Kjo nuk është hera e parë që Açka zgjedhë të veshë një fustan disi më të shkurtër se zakonisht, por duhet thënë se e gjithë pamja e saj ishte shumë fine, dhe deputetja kishte ditur sesi veshjen ta sillte plot elegancë.

Ngjyrat janë padyshim një zgjedhje e duhur si për kohën ashtu edhe për stilin e saj, duke sjellë padyshim një nga veshjet më të mira të kësaj jave.

“”