Gaz Bardhi e ka treguar javë pas jave rolin e tij prej protagonisti për opozitën. Kreu i Grupit Parlamentar, në pjesë të angazhimit të tij ka edhe bashkimin e opozitës. Dhe duket se këtë bashkim, ai e bën edhe fizikisht.

Konkretisht, paparaci ynë ka mundur të fotografojë kreun e Grupit Parlamentar, nën shoqërinë e nënkryetarit të Parlamentit, Agron Gjekmarkaj.

Dhe këtë herë, nuk bëhet fjalë për një takim të rastësishëm në ambientet e Parlamentit, por dy deputetët kanë mbërritur së bashku në Kuvend, me makinën e Bardhit.

Ashtu si duket edhe në fotot e shkrepura, Bardhi dhe Gjekmarkaj duken komodë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke na treguar se veç bashkëpunimit, kanë edhe një miqësi të mirë mes njëri-tjetrit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re