Për Albana Vokshin kemi folur shumë shpesh në faqet tona. Herë objekt është bërë “look”- u i saj, e herë afërsia e treguar me liderin demokrat, Berisha.

Por këtë herë, kemi preferuar të sjellim një Albanë, disi më ndryshe, që duket se kur Berisha nuk është prezent, gjen kohë edhe për miqtë e tjerë. E tillë është edhe kjo foto e sjellë nga paparaci ynë, ku deputetja e Partisë Demokratike, ka zgjedhur të kalojë goxha kohë me Gaz Bardhin.

Teksa ky i fundit ka dalë nga seanca plenare, ka preferuar që të bisedojë me Albanën, në një bisedë ku me siguri subjekt është edhe aksioni opozitar i zhvilluar në seancë plenare.

Një pamje kjo që na bën disi çudi, duke qenë se Albanën dhe Gazin nuk i kemi parë asnjëherë kaq të afërt me njëri-tjetrin, ndonëse janë bashkëpunëtorë prej vitesh.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re