Opozita prej disa javësh ka nisur një aksion opozitar, ku kryesisht është përqendruar në protesta brenda ambienteve të Parlamentit.

Protesta këto, që duhet thënë shpesh kanë rezultuar me dëmtime për disa nga deputetët e Partisë Demokratike. Flamur Noka është një nga deputetët më aktiv, sidomos kur vjen puna për këto aksione.

Por, ashtu si mund ta dallojmë edhe në foto, duket se këto aksione, kanë pasur një farë kostoje për të. Pas përfundimit të një seance plenare të ngarkuar, deputeti duket se është dëmtuar.

Në ambientet e jashtme, ai ka qenë nën shoqërinë e kolegëve nga forca blu, teksa i ka treguar dorën, që me gjasa e ka vrarë brenda sallës. Megjithatë, duket një dëmtim i lehtë, që nuk duket sikur do ta ndalojë deputetin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re