Ish-Presidenti Ilir Meta, njëherësh kryetari i Partisë së Lirisë, ka munguar për disa javë në daljet e tij mediatike.
Mungesa e tij është interpretuar nga analistët dhe disa media si largim i qëllimshëm, pasi distancimi nga daljet publike koinciuduan në një kohë kur Sali Berisha u shpall person nën hetim dhe dhëndri i tij u la në burg për privatizimin e ish-Klubit Partizani.
Paparazzi i Panorama.al ka fotografuar sot (29 tetor) Ilir Metën në Tiranë duke ecur në zonën e Pazarit të Ri.
Meta është parë i vetëm, teksa shëtiste në këmbë në qendër të Tiranës. Më pas ai është parë duke konsumuar kafen në një lokal pranë stadiumit Air Albania.
Mësohet se Ilir Meta ka qenë jashtë vendit për disa ditë, ndërkohë që është kthyer të premten në Tiranë.
