Jo më kot Jorida Tabakun e kemi cilësuar si një nga zonjat më sharmante të politikës.

Gjithnjë plot stil dhe chic, deputetja është padyshim nga emrat që vishet më bukur në politikën tonë. Nëse ka diçka që nuk mungon në asnjë dalje të sajën, janë padyshim takat e larta.

Edhe në rastet, si këto të kësaj jave, ku deputetja e thyen stilin e saj, takat nuk mungojnë. Pasi e ka kaluar gjithë dimrin me funde dhe fustane, tani në pranverë, deputetja ka vendosur që të vijë disi më casual.

E veshur me një palë pantallona të gjera dhe një këmishë të bardhë, Jorida dukej po aq sharmante edhe me këtë stil, ndonëse nuk e personifikon.

E natyrisht që edhe këtë rast, takat janë kombinimi ideal për të, duke i mundësuar pamjen edhe më perfekte.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re