Është bërë tashmë një rutinë, që opozita dhe Garda të përplasen në derën e Parlamentit. Si çdo javë, deputetët e opozitës, përplasen me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk i lejojnë të hyjnë brenda.

Dhe kështu ka ndodhur dhe këtë të enjte, ku si përherë, disa nga protagonistët e këtyre përplasjeve, janë shfaqur sërish në pozicionet e tyre. Por, teksa situata duket e ndezur te dera, dy kolegë kanë gjetur edhe pak kohë për një bisedë mes tyre.

Konkretisht, Flamur Noka, që njihet si një nga deputetët më të angazhuar në këtë aksion opozitar, veç përplasjeve dhe deklaratave të forta që jemi mësuar të shikojmë prej tij, këtë herë ka gjetur pak kohë edhe për një bisedë të shkurtër.

Ashtu si shihet edhe nga fotot, ai është tërhequr disi më mënjanë nga turma, dhe ka zgjedhur Shpëtim Idrizin, për të biseduar ato pak minuta.

Nga mimikat e tyre, biseda duket e paqtë dhe larg zhurmës që vetëm pak metra nga ata po zhvillohej.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re