Në kohën që ishte ministre e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ruante padyshim staturën e postit të saj.

Kostumet e errëta ishin gjithnjë të preferuar nga ajo për daljet zyrtare, apo për ditët e Parlamentit.

Por tashmë, që ajo është në Parlament vetëm si deputete, ndjeshëm ka ndryshuar stili i saj. Disi më vasual është shfaqur herë pas here Etilda, duke na treguar një anë tjetër të sajën.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë nën shoqërinë e koleges, Anila Denaj, ku dy zonjat duket se janë në një bisedë tërësisht femërore.

Të gjithë vëmendjen e kanë marrë këpucët e Etildës, që mesa duket dy figurat e Partisë Socialiste, kanë qenë duke komentuar. Ndoshta një blerje e re nga Gjonaj, apo taka disi më e lartë se zakonisht, ka bërë që të dy t’i përkushtojnë disi më shumë vëmendje këtij detaji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re