Kemi folur javë pas jave për Monika Kryemadhin, si dhe për stilin unik që e karakterizon.

Edhe njëherë, deputetja e Partisë së Lirisë ka treguar që është padyshim ndër femrat e veshura më mirë në politikën tonë. Këtë javë, ajo kishte përzgjedhur tërësisht ngjyrën gri, si për veshjen ashtu edhe për të gjitha aksesorët e saj.

Si gjithnjë, kafen ajo kishte preferuar që ta merrte me vete, duke mos humbur kohë në kafenetë vërdallë Parlamentit. Por, natyrisht që kur vjen puna për një përshëndetje me një koleg dhe patriot, ka gjithmonë kohë.

Kryemadhi ka qenë duke ngjitur shkallët, kur tek dera e Parlamentit ka qenë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Të dy kanë nisur bisedën që nga distanca, ku me gjasa kanë vijuar edhe në ambientet e brendshme. Nga ekspresionet duket se mes dy dibranëve ka ‘fluturuar’ ndonjë kunj apo batutë,=.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re