Shpesh oborri i Parlamentit, është një moment i mirë për deputetët, që të takojnë edhe miqtë e tyre të afërt.

Shpesh kemi sjellë në faqet tona detaje nga këto takime, apo edhe nga gjestet e tyre, duke i nxjerrë disi nga formati i politikanit. Këtë herë kemi zgjedhur pikërisht këtë foto, që duhet thënë nuk na ndeshet shpesh, sidomos në shkallët e Parlamentit.

Teksa deputetët vijonin me hyrje daljet në ambientet e brendshme, një çantë, një pallto dhe një palë syze qëndronin në shkallët e Parlamentit.

U deshën shumë minuta më pas, që e zonja të vinte ti merrte aksesorët e saj, të cilat me gjasa ishin bërë disi pis.

Dhe pronarja ishte pikërisht deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, që për disa minuta me rradhë kishte vendosur ti linte aty, ndoshta pa u shqetësuar shumë për papastëritë në ato shkallë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re