Lulzim Basha është çdo të enjte pjesë e Parlamentit. Kryetari i Partisë Demokratike nuk mungon në seancat plenare dhe veç fjalës së tij në foltore, nuk mungon as edhe një traditë tjetër.

Ajo e mbërritjes në ambientet e Parlamentit i shoqëruar nga grupi i tij parlamentar. Është kjo pamja që shohim thuajse çdo të enjte, ku si gjithnjë, Basha vjen me deputetët e tij dhe qëndron gjithnjë në mes të tyre.

Të buzëqeshur, gjithnjë bashkë, ashtu ishte pamja edhe këtë të enjte. Ajo që ra në sy ishte pikërisht fakti se deputetët e Bashës e kishin rrethuar kryetarin e tyre dhe vijonin bisedën paqësisht.

Pa tensione mes palëve dhe gjithnjë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, janë këto foto që na serviren nga ky grup parlamentar, që mesa duket gëzon raporte të mira shoqërore, veç bashkëpunimit të ngushtë që kanë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re