Deputetët e Partisë Socialiste, kanë rrëmbyer javë pas jave vëmëndjen tonë.

Shkak, shpesh herë është bërë miqësia e fortë që ata kanë me njëri-tjetrin, veç bashkëpunimit brenda qeverisë, shpesh kemi parë që deputetët kanë pasur edhe një lidhje të ngushtë miqësore. Dhe kjo foto, duket se konfirmon edhe njëherë atë çfarë javë pas jave kemi pasqyruar.

Konkretisht, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka zgjedhur që pas seancës plenare, të shijojë një kafe në një nga baret pranë Parlamentit.

E natyrisht që për një moment të tillë relaksi, zgjedhja do të ishte një mik e bashkëpunëtor i afërt. Manja është fotografuar, teksa ka qenë duke pirë kafe me ish-ministrin, Damian Gjiknurin.

Si duket, dy socialistët kanë qenë shumë të fokusuar tek biseda e tyre, duke mos u shqetësuar aspak për sytë e kureshtarëve që i ndiqnin në këtë kafe të tyre.

Për minuta të tëra, Gjiknuri dhe Manja kanë shijuar këtë moment, ku veç bisedave miqësore, sigurisht që nuk kanë munguar as temat politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re