Mimi Kodheli është ndër gratë e politikës që ka më së shumti miq e mikesha. Ndoshta koha e gjatë që ajo është pjesë e Parlamentit, apo ndoshta natyra e saj miqësore, kanë bërë që Mimi mos të ketë barriera mes ngjyrave politike në miqësitë e saj.

Gjithnjë e përqendruar në biseda me kolegë, ajo zgjedh të kalojë goxha kohë me ta. Por, ka edhe raste, kur vëmendjen e saj ia merr telefoni, apo nxitimi për të shkuar diku dhe nuk e ka shumë mendjen te miku që i qëndron pranë.

Flasim pikërisht për këtë shkrepje, ku ajo ka qenë me kolegun e saj nga Partia Socialiste, Agron Çela.

Ndonëse ky i fundit dukej shumë i entuziasmuar duke biseduar me të, Kodheli ka qenë totalisht e përqëndruar te telefoni, duke mos qenë e vëmendshme në atë çfarë kolegu po i thoshte. Ndoshta një mesazh i rëndësishëm i ka marrë vëmendjen Kodhelit, që nuk ndodh shpesh të neglizhojë kolegët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re