Qëkur mori postin e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu, është gjithnjë e pranishme në seancë plenare.

Ndonëse nuk vjen nga rradhët e politikës, ajo ka ditur të gjëjë hapësirën e saj në Parlament, ku tashmë ka miq të rinj nga rradhët e politikanëve. Si gjithnjë, ajo ka mbërritur në Parlament e vetme, ku ka nxituar hapat për tu futur brenda.

Por ashtu si duket, në ato pak hapa që ka pasur një “incident” ka ndodhur me ministren e re. Teksa ka qenë duke ecur, Koçiu, duket teksa “i hanë hundët”. Me një buzëqeshje në fytyrë, ajo ka vazhduar duke i kruar.

Në gjuhën popullore, kjo përkthehet si një gjest që do të pasojë me sherr, por natyrisht që larg bestytënive, një moment i sikletshëm ka kaluar me të qeshura nga vetë ministrja dhe nga të pranishmit që kanë qëlluar aty në të njëjtin moment me të.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re