Anila Denaj prej disa muajsh është rikthyer në kabinetin qeveritar. Tashmë, ajo mban postin e ministres së Bujqësisë, duke u rikthyer pas disa vitesh sërish në qeveri.

Disa muaj më parë, e shihnim Denaj, teksa vinte në Parlament nën shoqërinë e kolegëve të saj. Si gjithnjë, ajo shfaqej pa “make up” dhe me veshje gjithnjë të thjeshtë. Por, duket se posti i ministres, e ka ndryshuar disi Denaj.

Ashtu si mund edhe të dallohet nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, në oborrin e Parlamentit, tashmë ajo vjen me shofer dhe makinë, ashtu si posti i ministres e kërkon.

Megjithatë, Denaj nuk bën pjesë tek ato ministra që preferon që derën e makinës t’ia hapë shoferi. Ndonëse në një telefonatë dhe me duart e zëna, ministrja e Bujqësisë, ka zgjedhur që ta hap vetë derën, duke mos pritur shoferin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re