Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Mirela Kumbaro s’ka nevojë për ndihmë! Edhe pse e ngarkuar dhe nxiton të zbresë nga mjeti…






Kemi parë shpesh ministra e politikanë që kanë pranë vetes gjithmonë ndihmën e truprojave të tyre.

Shpesh herë i kemi parë teksa i mbajnë çadrat, çantat, dosjet e rënda, apo edhe i hapin dyert e makinës, teksa zbresin apo hipin. Më të privilegjuarit janë edhe ministrat, që për shkak të postit të tyre, kanë gjithnjë përkujdesjen e Gardës.

Por ky duket se nuk është rasti i Mirela Kumbaros. Ministrja ka mbërritur me makinën e saj në oborrin e Parlamentit dhe nga pamjet, ndonëse e ngarkuar, nuk ka preferuar që të marrë ndihmë nga shoferi.

mirela kumbaro1

Ndryshe nga shumë kolege të sajat, Kumbaro ka zgjedhur që ta hap vetë derën e makinës, madje teksa nxiton të zbresë, merr edhe dosjet e çantën. Nga ana tjetër shoferi i saj vetëm sa e shoqëron me sy dhe nuk zgjedh ta ndihmojë, me gjasë pas fjalës së saj.

Një rast ky që shumë shpesh e shohim tek disa personazhe të caktuar, por thuajse nuk e shohim asnjëherë te disa të tjerë, që shoqërohen në çdo hap nga shoferët dhe truprojat e tyre.

“”