Nëse bëjmë një përshkrim në vija të përgjithshme, deputetet e Partisë Demokratike, janë ato që përgjithësisht zgjedhin të jenë më formale në ambientet e Parlamentit.

Thuajse gjithnjë, ato preferojnë një stil zyrtar, duke iu përshtatur më së miri detyrës që kanë. Me veshje formale, taka, dhe çanta që nuk lënë shumë vend për të komentuar, zonjat e opozitës kanë treguar se e kanë ruajtur ‘dress-code’ më së miri.

Greta Bardeli është padyshim një ndër emrat që rrallë është në faqet tona, pasi veshjet e deputetes së Shkodrës, pak lënë vend për të komentuar. Por teksa këtë javë nxitonte këmbët për t’u bërë pjesë e seancës plenare, nuk kishte sesi mos të vinim re këtë ndryshim të vogël të saj.

Si gjithnjë e veshur serioze, me një kostum ngjyrë blu të errët, ajo kishte preferuar që këtë herë të vishte një palë atlete. Një ndryshim ky që duhet thënë nuk e shohim shpesh në lookun e saj. Por në këtë rast është aq mirë i kombinuar, sa pak hapësirë na lë për të komentuar.

Kujtojmë që kjo është një modë e përhapur nga Kryeministri Edi Rama, si shpeshherë ka zgjedhur një kombinimin e veçantë të kostumeve serioze me atlete.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re