Ky vit politik ka qenë shumë i ngarkuar dhe me zhvillime nga më të ndryshmet. Dinamikat e politikës shqiptare, kanë qenë padyshim kryefjala e lajmeve në vendin tonë.

Ndërkohë që ne, kemi mundur t’i shkëpusim disi nga ky fokus, për ti sjellë si personazhe “të denjë” edhe për faqet rozë. Javë pas jave, kemi kapur momente të ndryshme të politikanëve, që dashur pa dashur janë “zhveshur” nga posti i tyre.

Por tashmë, që viti ka mbërritur në fund, edhe ata, si çdo njëri prej nesh gjen kohë për pak pushim, ndoshta edhe pak reflektim.

Të paktën është kjo ndjesia që kjo fotografi, e shkrepur nga paparaci ynë na sjellë. Konkretisht, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, ka qenë duke shijuar kafen e tij, krejt i vetëm.

Para filxhanit të kafesë dhe gotës së ujit, Bushati duket se po e shijon këtë moment, ku të gjithë vëmendjen ia ka marrë telefoni.

Me gjasa, deputeti është ndër ato persona, që fare mirë mund ta shijojë kafenë e tij edhe pa shumë njerëz vërdall.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re