Është e pamundur mos të vihet re prania e Monika Kryemadhit në Parlament. Për ne, është gjithnjë kënaqësi kur e komentojmë, pasi prej shumë kohësh tashmë, Kryemadhi është ndër zonjat me më shumë stil në politik.

Kështu ka qenë edhe këtë herë, kur ka sjellë pranverën edhe në Parlament, me fustan ngjyrëm kremi lino. Të gjitha detajet e veshjes së saj ishin të mirëkombinuara dhe i shkojnë për shtat natyrës së saj. Veç look-ut të saj, ajo që na ra në sy është kjo përshëndetje shkarazi me deputeten Mimi Kodhelin.

Dy zonjat e politikës, që dikur kanë qenë bashkëpunëtore, janë hasur tek dera e Parlamentit dhe përshëndetja mes tyre ka qenë e shkurtër, duke qenë se Kryemadhi ka qenë duke folur në telefon.

Një buzëqeshje, dhe një prekje e lehtë e duarve, ka mjaftuar për të treguar se miqësia mes tyre vijon ende, pavarësisht zhvillimeve politike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re