Sa herë që Monika Kryemadhi bëhet pjesë e seancës plenare, ajo zgjedh të që vijë dhe të largohet krejt e vetme.
Por gjatë atyre pak hapave, të shumtë janë kolegët që e ndalojnë. Dhe Kryemadhi është nga ato politikane, që zgjedh të ndalojë këmbët dhe të qëndrojë disa minuta me kolegët kur i ndesh ata.
Këtë herë ka qenë deputeti i Partisë Socialiste, Frrok Gjini që ka qëndruar për disa minuta me të. Ashtu edhe si mund të dallohet nga foto, të dy janë përfshirë në një bisedë intensive mes tyre. Ajo që na bën gjithnjë e më shumë përshtypje është fakti se Monika zgjedh përherë të shpenzojë kohë me kolegë si nga Partia Socialiste, ashtu edhe nga ajo Demokratike.
Takimet me dy deputetet e Partisë së Lirisë, i ka pasur gjithnjë edhe më të rrallë. Duket se shkak për këtë është edhe distancimi i saj nga kjo forcë. Por teksa Kryemadhi bëhet gati të dalë nga politika, miqtë dhe kolegët e saj vijojnë të jenë gjithnjë për të.