Nëse do të na duhej t’i bënim një përmbledhje stilit të saj, mund të themi se Monika Kryemadhi ka bërë një revolucion në veshje, duke u shndërruar te personazhet e veshur më mirë.
Deputetja e Partisë së Lirisë, vjen gjithnjë brenda kornizave si deputete, por duke ruajtur pjesën “trendy”.
Sa herë që është pjesë e faqeve tona, nuk kemi sesi mos ta komplimentojmë deputeten për “look”-un e saj, por edhe për trupin e tonifikuar që tashmë ka.
Deputetja e Partisë së Lirisë, sot gëzon patjetër “kurorën” e deputetes të veshur më mirë. Dhe duket se ky stil karakterizon dhe të përditshmen e saj, pasi shpesh e shikojmë në rrjetet sociale, ku zgjedhë të jetë tërësisht sportive, por plot sharm.
Këtë herë paparaci ynë ka mundur të sjellë Monën si politikane, por edhe si nënë në një shkrepje të vetme. Teksa ka qenë pjesë e Komisioneve në Kuvend, ajo është vizituar nga vajza e saj, e cila mesa kuptojmë nga poza, sapo ka përfunduar mësimin. Era dhe mami Monika kanë qëndruar për disa minuta së bashku, ku me gjasa Mona si mama i ka bërë edhe pyetjet e ditës.
Të dyja janë larguar së bashku, por natyrisht që deputetja më parë, ka zgjedhur që të përshëndesë gazetarët që kanë qenë në pjesën e jashtme të Kuvendit. Teksa e bija ka qenë me një veshje bazike, me xhinse të gjera dhe “T-shirt” të zezë, Kryemadhi është shfaqur plot ngjyra. E veshur me një fustan jeshil dhe triko me lule sipër, ajo ka sjellë një copëz pranvere edhe në këto ditë të ftohta dimri.
Të dyja nënë e bijë, duket se e kanë vijuar pjesën tjetër të kohës së bashku, ku pas përfundimit të detyrës si deputete, Kryemadhi ka vijuar me detyrën e saj “full-time” si nënë.
