Paulin Stërkaj është një ndër deputetët që më së shumti shijon kohën jashtë Parlamentit. Sapo përfundon seanca, ai është ndër të parët, që del në ambientet e jashtme dhe ndez një cigare.

Si gjithnjë, në fotot që na mbërrijnë prej tij, është gjithmonë i rrethuar me miq dhe kolegë, me të cilët shijon dhe bisedën.

Këtë herë pranë tij ka qenë Nasip Naço. Dy deputetët e Partisë Socialiste janë shfaqur shumë miqësor me njëri-tjetrin, ku biseda mes tyre është shoqëruar edhe me të qeshura.

Por një moment që nuk mund t’i shpëtonte syrit tonë ishte pikërisht kjo kapje duarsh.

Ndoshta një kapje duarsh miqësore, apo ndoshta një përshëndetje e tillë, ka sjellë një pozë, që rrallë jemi mësuar ta shikojmë në ambientet e Parlamentit apo mes politikanëve tanë. Megjithatë, miqësia mes tyre, duke se ia lejon të tillë afrimitet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re