Nuk kanë qenë të shpeshta rastet kur kemi folur për Olta Xhaçkën. Kjo për faktin se ish-ministrja e Jashtme, pak vend lë për të komentuar në look-un e saj. Gjithnjë e thjeshtë në përzgjedhje dhe minimaliste në stil, duket se tashmë edhe ajo e ka vendosur se çfarë stili të mbajë në daljet e saj publike.

Edhe këtë javë, ajo që vumë re ishte pikërisht fakti se deputetja nuk ka hequr dorë nga ngjyra e zezë. E veshur me një kostum të zi dhe me një këmishë të bardhë, duket se kjo është një përzgjedhje që Xhaçka e ka zgjedhur në shumë raste.

Ndoshta për faktin se e zeza i jep ndjesinë e komoditetit, apo për faktin se është një natyrë praktike që nuk lë shumë vend për eksperimente, Xhaçka të pakta i ka pasur rastet kur e kemi parë me ngjyra të tjera.

Një tjetër tregues që zbulon tipin praktik të ish-ministres është pikërisht edhe çanta. Një përzgjedhje disi e çuditshme, të paktën për Parlamentin, Olta ka prej kohësh një çantë lecke me motive folklorike. Duhet thënë se të paktën dy vitet e fundit, shumë të rralla kanë qenë rastet kur ajo e ka ndërruar këtë çantë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re