Skip to content

Fotot nga paparazzi/ Ori Nebiaj rikthehet në sallën e Kuvendit! A e pyetën kolegët e PS-së për “Big Brother Vip”?

Ori Nebiaj prej muajsh është e ndarë mes Parlamentit dhe “Big Brother”. Deputetja, e cila prej më shumë se 3 muajsh ka edhe rolin e analistes në këtë “reality show”, ka mbërritur këtë javë në Parlament, duke u shfaqur e qeshur.

Ajo që na bëri përshtypje është fakti se te dera e sallës, e kanë ndaluar pikërisht kolegët nga radhët e Partisë Socialiste. Në një bisedë të shkurtër, deputetët janë shfaqur të buzëqeshur.

E natyrisht që jemi të sigurt që temë e diskutimit ka qenë edhe “Big Brother”, ku Ori me gjasa do të jetë pyetur rreth spektaklit.

Kujtojmë që për javë me rradhë, ajo mungoi në Kuvend, por tashmë ajo është rikthyer, duke çuar me vete edhe një copëz të “Big Brother”-it.

“”