Kohët e fundit, Gazmend Bardhi ka qenë në qendër të zhvillimeve politike sa i takon opozitës.

Si një ndër emrat më aktiv dhe më të angazhuar në kauzat që Partia Demokratike, Bardhin e kemi parë gjithnjë të përfshirë.

Por tashmë, që në Parlament është vendosur sërish paqja pas 5 muajsh, edhe për të duket se ka pak kohë për relaks. Si gjithnjë, kreu i Grupit Parlamentar, ka qenë i pranishëm në seancë plenare, ku edhe mbajti fjalën e tij.

Ndonëse mes qeverisë dhe opozitës u arrit në një konsesus përsa i përket zhvillimit të seancave plenare, gjuha e përdorur ndaj njëritjetrit edhe këtë të enjte ka qenë e ashpër. Por jashtë, krejt ndryshe duket situata.

Ashtu si duket edhe në foto, pasi seanca ka përfunduar, Bardhi ka pasur pak kohë të lirë për të shijuar një cigare krejt i vetëm.

Nga shfaqja i buzëqeshur, jemi të sigurt që diçka zbavitëse ka qenë duke parë në telefonin e tij, të cilit nuk ia ka hequr sytë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re